U17-shtat pësojnë humb je nga Skocia

26 tetor 2018 | 17:02

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të grupit 5 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 që po mbahen në Qipro.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit janë mposhtur nga Skocia, me rezultat 2-1. Skocezët kaluan në epërsi në minutën e 28-të, me golin e Fiorinit, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë djelmoshat tanë luajtën më mirë dhe në minutën e 71-të e barazuan rezultatin me golin e shënuar Edin Huseini.

Megjithatë, skocezët reaguan shpejt dhe pas gjashtë minutash e rikthyen epërsinë me golin e Winter. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Zvicrës më 29 tetor. Zviceranët në ndeshjen e parë e mposhtën Qipron, 3-0.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shmangia e lëshimit të kuponëve fiskalë, u mundëson bizneseve që…