U19-shat grumbullohen nga 5 deri më 8 shtator
03 shtator 2018
| 11:25
Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës U19 në futboll, Rinor Havolli, ka bërë me dije se U19-shat do të grumbullohen nga 5 shtatori deri më 8 shtator para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen më 10 tetor deri më 16 tetor në Hungari.
Për këtë grumbullim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka ftuar 27 futbollistë, por ka mundësi të ftohen edhe futbollistë të tjerë.
/Epoka e re/