U19-shat për rezultate pozitive në San Marino
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall për herë të parë këtë vit do të marr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2019 në futsall. Kosova është në grup me San Marinon, vendin nikoqir ku do të zhvillohen ndeshjet bashkë me Suedinë dhe Qipron.
Përfaqësuesja kishte një grumbullim, ku është bërë edhe përzgjedhja e futbollistëve të cilët do të bartin barrën e këtij kualifikim.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm që ne veç sa jemi themeluar si përfaqësuese e kësaj grup-moshe dhe nuk kemi pasur shumë kohë të përgatitemi sa duhet dhe sa kërkon kjo garë kualifikuese, por sidoqoftë kemi një atmosferë te këta djem dhe një entuziazëm të jashtëzakonshëm për një paraqitje sa më të mirë dhe dinjitoze. Pra, do të japim maksimumin tonë dhe tash mbetet të shihet, por sido që të jetë për të gjithë ne kjo do të jetë një përvojë e mirë edhe pse e dëshirojmë edhe rezultatin e mirë”, ka thënë përzgjedhësi Suad Keçi.
/Epoka e re/