U21 mbajti stërvitjen e radhës, telashe me lëndime
23 mars 2018
| 18:09
Një ditë pas fitores ndaj Azerbajxhanit (2-0), Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë, që zhvillohet të martën nga orën 18:45.
Në këtë stërvitje munguan Rron Broja, Mirlind Daku dhe Besfort Kolgeci. Stafi mjekësor i kombëtares, Mehmet Maxhuni e Feim Gashi, kanë bërë të ditur se Broja dhe Daku janë duke u trajtuar për t’u kthyer sa më parë në dispozicion të trajnerit Prekazi, derisa Kolgecin e pret një pauzë më e gjatë, pasi ka pësuar frakturë në dorën e djathtë dhe ka vendosur gips. Ndërkohë, në vend të Kolgecit për ndeshjen me gjermanët është ftuar në grumbullim futbollisti i Flamurtarit, Rron Statovci, i cili ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e këtij grupi.