U21-shat e Kosovës barazojnë me Irlandën
07 shtator 2018
| 20:56
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka barazuar në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian me Irlandën me rezultat 1-1.
Kosova ishte afër t’i gëzohet fitores, por mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin pak minuta para fundit të ndeshjes.
Pjesa e parë e ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë përfundoi 0-0, kurse Kosova kaloi në epërsi në minutën e 64-t nëpërmjet Florent Hasanit. Irlandezët e barazuan rezultatin në tetë minuta nga fundi me golin e Curtis, kurse ndeshja përfundoi 1-1.
/Veton ZYMBERI/