
U21-shat e përfundojnë me sukses fazën e parë
27 qershor 2019
| 10:12
Përfaqësuesja e Kosovës U21 të mërkurën e ka përfunduar fazën e përgatitjes kondicionale për Kampionatin Botëror që mbahet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik.
Faza e parë është vlerësuar shumë e suksesshme, ndërsa stërvitjet tekniko-taktike zhvillohen prej të premtes në Prishtinë, kurse do të ushtrohet nga dy herë në ditë.
Deri më tani Përfaqësuesja e juniorëve ka ushtruar në Banjë të Pejës.