U21-shat fillojnë përgatitjet për ndeshjet e qershorit

24 maj 2019 | 11:46

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do t’i fillojë përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorrës dhe Turqisë më 27 maj në Prishtinë. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit.

Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria. Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorrës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ciklin e saj të parë kualifikues Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi, të hënën, në orën 15:00, do të mbajë konferencë për media në selinë e FFK-së, ku do ta shpallë edhe listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.

Agjenda

27 maj, ora 17:00
28 maj, ora 17:00
29 maj, ora 17:00
30 maj, ora 17:00
1 qershor, ora 17:00
2 qershor, ora 10:30 dhe 17:00
3 qershor, ora 17:00
6 qershor, ndeshja Andorrë U21 – Kosovë U21
8 qershor, ora 17:00
9 qershor, ora 17:00
10 qershor, ora 17:30 (stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”
11 qershor, ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i amerikan, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së…