U21-shat kualifikohen në gjysmëfinale
Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka bërë edhe një hap drejt kualifikimit në botëror.
Kosova të premten e ka mposhtur Nigerinë me rezultat bindës, 34:21. Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë dominuar plotësisht ndaj Nigerisë dhe kanë arritur tjetër fitore bindëse pas asaj ndaj Taipeit Kinez (31:23).
Kështu Kosova U21 në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental ka kaluar prej vendit të parë në grupin A. Taipei Kinez ka kaluar poashtu në gjysmëfinale nga grupi A, ndërsa Nigeria ka mbetur e treta në grup dhe do të luajë për plasman. Në grupin B, SHBA ka dalur e para me 4 pikë. Paraguaji renditet i dyti me 2 pikë, ndërsa Australia e treta pa pikë.
Në gjysmëfinale, të shtunën, Kosova luan me Paraguajin (19:00), ndërsa SHBA takohet me Taipein Kinez.
Nigeria U21 – Kosova U21 21:34
Kosova U21: Art Luzha, Labinot Gubetini 1, Arben Dugolli, Besian Abazi, Lulzim Shabani 7, Rinor Avdulli 2, Drenit Tahirukaj 9, Festim Mustafa 1, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli 5, Albin Xhafolli 5, Atdhe Basholli 1, Adrian Halili 2, Blend Dalladaku 1.