U21-shat sot mund të bëhen pjesë e historisë
Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, sot (e diele) zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën e juniorëve (U21).
Takohen Kosova me Taipein Kinez. Në përfaqësuesen e Kosovës janë optimizëm për fitore, por poashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë përkrahjen e duhur nga tribunat. Dhe me fitore hendbolli kosovar do të shkruajë histori të re për sportin, si shumë herë deri më tani. Asnjë ekip përfaqësues i Kosovës deri më tani nuk është paraqitur në kampionat botëror dhe këtë e siguron Kosova U21 me fitore ndaj Taipeit Kinez. Rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.
Kosova U21 ka qenë superiore deri më tani në IHF Trophy Intercontinental. Ka fituar ndaj Taipeit Kinez (31:23), ndaj Nigerisë (34:21) dhe në gjysmëfinale ndaj Paraguait (36:27). Taipei Kinez kishte fituar me shumë vështirësi ndaj Nigerisë (30:29) dhe në gjysmëfinale befasoi SHBA-në (41:36).
Plot katër ndeshje luhen sot. Kosova U19 luan nga ora 12:00 për medalje të bronztë, pasi dëshpëroi në dy takimet e fundit.
Të dielën takohen:
12:00 Kosova U19 – Kanada U19 (Ndeshja për vend të tretë)
16:00 Taipei Kinez U19 – Nigeria U19 (Finalja)
14:00 Paraguaji U21 – SHBA U21 (ndeshja për vend të tretë)
18:00 Kosova U21 – Taipei Kinez U21 (Finalja)