
U21-shat vendosen në Vigo
15 korrik 2019
| 15:42
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll ka arritur në Spanjë, ku do të garojë në kampionatin botëror të juniorëve.
Delegacioni i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini, ka udhëtuar përmes Frankfurtit dhe është akomoduar në qytetin spanjoll, Vigo.
Në ora 18:00, Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Spanjë, ndërsa nesër përballet me Kroacinë. Është hera e parë që një përfaqësuese e Kosovës garon në botëror, ngjarjen më të madhe.