Ua ngacmuan gratë, gjakosen turistët në Vlorë

07 gusht 2022 | 08:54

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë rrahur me njëri-tjetrin në “Vega Beach”,  ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

ABC mëson se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë rrahur me dy të rinjtë.

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike duke gjuajtur ndaj njëri-tjetrit grushte. Si pasojë e sherrit, tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve. /Abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mit'hat Frashëri O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin…