
Uber rikthehet në Londër
26 qershor 2018
| 22:35
Uber ka fituar prapë licencën për të operuar në Londër, pasi një gjykatë shfuqizoi ndalimin.
Transporti i Londrës ka refuzuar që ta bëjë vazhdimin e licencës pas skadimit të saj në shtatorin e kaluar, duke thënë se kjo firmë nuk ishte “e përshtatshme” për të operuar, transmeton koha.net.
Pasuar nga një seancë gjyqësore, Uberit i është garantuar licenca por është vënë në provë për 15 muajt e ardhshëm, që do të thotë ata mund ta ndalojnë nëse prapë ‘nuk është e përshtatshme’ për të operuar në Londër.
Uber kishte kërkuar një licencë për pesë vite kur u refuzua gjatë vitit të kaluar.