UBO nxjerr fituesin në Malishevë
Gazeta Blic e ka siguruar sondazhin e realizuar nga UBO Consulting.
Sipas këtij sondazhi, i cili është realizuar para 10 ditësh garën në Malishevë pritet ta fitoj kandidati i Nismës Social Demokrate, Ekrem Kastrati.
Ekrem Kastrati i Nismës në sondazhin e realizuar nga UBO me 1065 respodent ka marrë 54.3 për qind të votave, derisa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 45.7 për qind të votave.
Ky rezultat ka dalë në pyetjen e shtruar: “Nëse zgjedhjet për kryetar të komunës do të mbaheshin këtë të diele, dhe në garë do të ishin kandidatët e mëposhtëm, cilin prej tyre do ta votonit“.
Në vazhdim e gjeni sondazhin e UBO-së.
Ndryshe, më 17 tetor asnjëri nga kandidatët për kryetar të Malishevës nuk kishte arritur të marrë shumicën e votave për t’u zgjedhur kryetar.
Ekrem Kastrati i Nismës Social Demokrate kishte dalë më i votuari me 34.30% ose 7 mijë e 316 vota, pasuar nga Isni Kilaj nga PDK me 29.07% ose 6 mijë e 200 vota.
I treti ishte renditur kandidati i LDK-së, Bajrush Hoti me 16.94% ose me 3 mijë e 614 vota.
Pas tij ishte renditur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi i cili nuk ka rritur të marrë më shumë se 15%, apo më saktësisht 3 mijë e 207 vota.
I parafundit ishte renditur kandidati i AAK-së, Kastriot Berisha me 4.3 % ose me 917 vota. Dhe kandidati i fundit në këtë garë u rendit Selajdin Bytyqi me vetëm 75 vota, ose kthyer në për qindje 0.35.
Në vazhdim e gjeni rezultatin e publikuar nga KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit: