UBT dhe CSP u ndanë mirënjohje gazetarëve që kontribuuan në promovimin e sigurisë kibernetike

31 tetor 2018 | 15:02

Në kuadër të konferencës për siguri kibernetike dhe privatësi, “Sfidat në hapësirën kibernetike”, që është organizuar për nder të Muajit Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike, UBT në bashkëpunim me Cyber Security and Privacy, kanë ndarë mirënjohje për gazetarët që dhanë kontribut në trajtimin dhe promovimin e sigurisë kibernetike dhe privatësisë në Kosovë.

Gazetarët të cilëve u janë ndarë mirënjohje janë: Adriatik Kelmendi nga KTV, Driton Beqiri nga RTK, Shkurte Berisha nga RTV21, Herolind Beqaj nga T7, Shkëmbim Krasniqi nga Epoka e Re dhe Ardian Alaj nga PCworld Albanian.

Gjatë raportimit në media, ata trajtuan tematika të ndërlidhura me rëndësinë e sigurisë kibernetike, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në ndryshimet globale ekonomike, digjitalizimin dhe në trendët e fundit teknologjikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Bordit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës…