UBT-ja nderon kontributin e ShBA-ve dhe shoqatës “Miqtë e Amerikës”
Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka ngritur flamurin e ri të ShBA-së afër shtatores së ish-presidentit të ShBA-ve, Bill Klinton, për të nderuar këtë aleat dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës në rrugën liri e pavarësi, si dhe për të shprehur falënderim për partnerin strategjik të UBT-së, shoqatën “Miqtë e Amerikës”, në 14-vjetorin e themelimit të saj.
Për të treguar konsideratën e ndërsjellë për UBT-në, kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, i ka dhuruar emblemën e shoqatës rektorit Hajrizi, në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve.
Hajrizi ka thënë se një dhuratë e tillë është shumë simbolike në krahasim me atë që ShBA-ja ka bërë për shtetin tonë.
“ShBA ka qenë vazhdimisht aleati ynë më i fuqishëm strategjik dhe këtë e ka dëshmuar përmes përkrahjes së ofruar në çdo proces të rëndësishëm nëpër të cilin ka kaluar Kosova”, ka deklaruar ai.
Me rastin e kësaj feste mbarëkombëtare, UBT-ja, dhe rektori Hajrizi, kanë vendosur që të ndajë dhurata modeste për mediumet informative, organizatat dhe personalitetet e shumta, që kanë dhënë kontribut në realizimin e kauzës kombëtare për krijimin e shtetit të Kosovës.