UBT-ja po ndërton objektin më të madh universitar në Kosovë
Rreth 28 mijë metra katrorë do të jetë objekti më i ri universitar i UBT-së që do të jetë unik dhe i pari i këtij lloji në Kosovë.
Brenda këtij objekti do të krijohen salla ligjërimi e praktike, konvikti, laboratorë, biblioteka, kuzhina dhe të gjitha elementet tjera për të cilat kanë nevojë studentët.
Ky objekt do e kompletojë edhe më shumë kampusin universitar të UBT-së i cili u ofron studentëve frymën e veçantë dhe të re të të studiuarit në një institucion ndërkombëtar.
“Ky objekt do të jetë i katërti brenda Kampusit Inovativ të UBT-së në Lipjan, kurse kjo e bën UBT-në institucionin e vetëm në Kosovë dhe rajon me Park Shkencor, në të cilin zhvillohet shkenca, kryhen eksperimente, formohen produkte dhe marrin jetë projektet më inovative në vend”, është thënë në njoftimin e UBT-së.
Më tutje është theksuar se me rritjen e numrit të studentëve UBT-ja ka shumëfishuar hapësirën në Kampusin Inovativ, ku gjenden objekte të mëdha e me shumë hapësira rekreative, laboratorë të sofistikuar, biblioteka me më shumë se 200 mijë tituj shkencorë, hapësira punuese e mësimi për studentë.
Të gjitha këto tash e shumë vite janë në shërbim të studentëve të UBT-së të cilët natyrshëm shndërrohen në ekspertë të të gjitha fushave të studimit, pasi që kanë mundësi e forma të panumërta për aftësim profesional dhe akademik përbrenda UBT-së.
“I tërë ky investim është bërë dhe po bëhet me qëllim të përgatitjes së studentëve për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, ku studentët e UBT-së gjithmonë janë më të dalluarit dhe më të përgatiturit”, ë shtë thënë në njoftimin e UBT-së.
/Epoka e re/