UÇK

22 janar 2022 | 18:34

Ismail SYLA

Kur ëndrra e lashtë veshi uniformë ushtarake

Gjëmat e kombit u shndërruan në kryengritje
Errësirë e natës që hyri në tytë të grykëhollës
Përtej vjaskash doli shkrepëtimë e përndritje

Besës, nderit e gjakut iu shtua një ADN e re
Tri fjalë të ngjizura nga thellësitë e historisë
Ushtria Çlirimtare e Kosovës…… UÇK, UÇK
UÇK tri nistore alfabeti larë në gjak të lirisë

Prishtinë, 22 dhjetor 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka takuar…