UÇK

06 mars 2022 | 11:20

Nga: Ajet Shala

UÇK- krenari e Dardanisë
Je vetë shqipe palcë e gurit
Ndër beteja djepi i lirisë
Je simbol në palë t`flamurit.

Balli yt shkëlqen si dielli
S`ka tradhëtar që t`baltosë
Se nga gusha ju del vreri
Se ti shpresat ua ke sosë.

Ike ndarë n`mënyrë të eger
Nëna e tyre i mbanë në mall
Ike ndarë nga gjeni i vjetër
Këta t`pa sojë e tradhëtar.

Bijtë e Binxhës nuk të duan
Janë shqipfolësa për së koti
UÇK , je zjarr i pashuar
Do këndohësh mot pas moti.

Je thesar që ndrin si ari
Lart u ngrite ndër beteja
Komandant Adem Jashari
Është e jotja gjithë UÇK-ja.

Janë thesarë ato tre shkronja
Jenë themeli i pavarësisë
I bashkove Bjeshkët tona
Si në kohë të Arbërisë.

Ishe aty ku thërret Liria
Flakë për flakë me barbarë
Le te çmendet sot serbia
Do jem bashkë ku ka shqiptarë.

Prej Preveze në Ulqin
Edhe zoti flet gjuhen tonë
Një do e bëjmë Shqipërinë
UÇK-ja ëndërra jonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Veshaj vizitoi dje Prekazin dhe familjen e Adem Jasharit.…