UÇK E ALI AHMETIT DHE FESTA E ALFABETIT TË SHQIPES NË MAQEDONINË E VERIUT

19 nëntor 2023 | 11:08

Ismet Sylejmani

Lufta e armatosur çlirimtare e popullit shqiptar me ëmblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK në Maqedoninë e Veriut, ka shënuar suksese të mëdha historike, në të gjitha fushat!

Ndryshimet pozitive dhe progresive janë të shumta dhe po shkojnë gjithnjë e më shumë duke dëshmuar, se si të tilla do të jenë edhe më madhështore në të ardhmen!

Njëra nga hallkat kruciale të ndryshimit që ndanë dhe krijon epoka dhe që ka determinuar vijë të qartë të madhe të pranuar edhe ndërkombëtarisht, e cila ka përmbysuar rendin e vjetër politik-shtetëror-kombetar në Maqedoninë e Veriut, dhe ka krijuar rend të ri, është Ushtria Çlirimtare Kombëtare, në krye me themeluesin dhe Kryekomandantin e lavdishëm të saj, Udhëheqësin e popullit shqiptar, të madhin dhe të papërseritshmin Ali Ahmeti!

Në të kaluarën të gjitha festat e mëdha kombëtare të kombit tonë, janë festuar në tokë dhe në vendorigjinën e tyre, si: Kuvendi i Arbërit i Skënderbeut në Lezhë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Prizren, Shpallja e Pavarësisë ose Festa e Flamurit në Vlorë, dhe përjashtim nga ky kontinuitet festiv në vendlindje të evenimentit të madh të Kombit tonë, ka bërë vetëm festa e Alfabetit ose Kongresi i Gjuhës Shqipe në Manastir!

Vetëm festa e Alfabetit të Shkronjave të Gjuhës Shqipe, është festuar kudo në Shqiperi, në Kosovë dhe në diasporë, por jo edhe në vendlindjen e saj në Manastir, e cila deri në vitin 2001 nuk është festuar në Manastir, sepse një eveniment i tillë ka qenë i ndaluar nga aparati antishqiptar i kryesuar nga antishqiptar si Lazar Kolishevski, Lazar Mojsov, Kiro Gligorov e shumë të tjerë, pra autoriteteve shtetërore të IRJ të Maqedonisë!
Lideri ushtarako-politik i Kombit Ali Ahmeti me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe me BDI-në, me gjakun e derdhur për liri dhe me luftën heroike të ushtarëve dhe komandantëve trima, me kontributin kolosal dhe politikën e drejtë e parimore euroatlantike, ka krijuar rend e klimë re të tillë, aq sa në Maqedoninë e Veriut, festa e Alfabetit të Shkronjave të Gjuhës Shqipe në Qytetin e Manastirit, ka filluar të festohet sikur edhe tri festat e lartëpërmendura mbarkombëtare të Lezhës, Prizrenit e Vlorës, të marrë përmasen reale të nderimit festiv shtetëror, kombetar e politik në embrion!

Të gjithë duhet ta kenë të qartë se pa ilegalin e famshëm dhe zulmëmadh të LPK-së, konspiracionistin fantastik Abaz Gjuka me bashkëveprimtar, pa themeluesin dhe Kryekomandantin e UÇK-së me bashkëluftëtar, pa themeluesin dhe Kryetarin e BDI-së me anëtar e simpatizant, pa integristin e pamposhtur dhe pa njërin prej Kryearkitektëve të Maqedonisë moderne të Veriut, me kurs të pa lëkundur dhe orientim të qartë euroatlantik, pra pa Kryeshqiptarin Ali Ahmeti, Ditët e Kongresit të Shkronjave të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk do festoheshin, ashtu sikur edhe tri festat e lartëcekura me lartë, të rangut superkombëtar!

UÇK u bë si shpata e Skënderbeut, që qau dhe preu koka kundershtarësh e dinosaurësh ushtarko-politik në IRJM, ngjashëm edhe partia politike BDI, u bë ajo parti politike, që pas lufte, që mposhti dhe shpartalloi plane ogurzeza antishqiptare dhe krijoi klimë integruese dhe prosperitet euroatlantik, zhvillim e lulëzim të mdh të mirqenjës së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, e cila pas Shqipërisë dhe Kosovës, po krijohet fuqia e tretë shqiptare, në të cilën roli i faktorit politik shqiptar është i madh dhe vendimtar, te i cili e për të cilin faktori euroatlantik ndërkombëtar në krye me SHBA, ka besim të madh e shpresa për fitore të reja në të gjitha sferat e jetës!

Vendimet e nënshkrimi i Kryekomandant Ali Ahmetit dhe Vula e UÇK-së, do të vazhdojnë të godasin dhe të futen thellë e më thellë, edhe më tej në kupolën e shtetit në Maqedoninë e Veriut!

UÇK dhe BDI e Ali Ahmetit, dëshmojnë se funksionimi i Maqedonisë së Veriut, do të jetë gjithnjë e më afer modeleve të prefeksionuara të shteteve me orientim të qartë euroatlantik!

Miqësia dhe aleanca e përhershme e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, është garancë se populli, Atdheu dhe Kombi, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, janë në duar të sigurta dhe shkojnë drejt sukseseve të mëdha!

Të gjitha këto që u përmendën më lartë dhe shumë të tjera që nuk i vumë në rreshtat e shkruar, për të mos u zgjatur, në kuadër të festës së Alfabetit dhe jo vetëm të 115 vjetorit, do të dëshmojnë katërcipërisht ndryshimin e madh që e ka sjellur fuqia ilegale dhe ushtarako-politike e Rilindasit të Kombit Ali Ahmeti, e ushtrisë dhe partisë së Tij!

Lavdi Kongresit të Alfabetit të Shkronjave të Gjuhës Shqipe!
Lavdi UÇK-së!
Jetë të gjatë Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Rroftë populli shqiptar!

Prishtinë, 19 Nëntor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli dhe Hamasi nuk kanë arritur ende një marrëveshje për…