UÇK-ja dërgon letër nga Haga

22 gusht 2021 | 11:38

(Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri  Veseli – Luli, Rexhp Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Sali Mustafa, Pjetër Shala)

Shkruan: Riza GREIÇEVCI

(Liria,  si tambli i gjinit të nanës!)

Liria, s’blihet

s’shitet

s’hidhet në pazar

as luhet futboll me të

as luhet poker

as lypet

as falet

as luhet symbyllazi me të

as hahet, as pihet…

Liria s’u takon të Kuqve, as të Zezëve,

as tyxharëve, rrenave, as mashtruesve,

hileqarëve, feministëve, milionerëve,

Liria s’u takon ujqërve, dhelprave,

urithëve , krimbave,  skrrajave, lepujve…

Liria s’u takon pijanecëve, mistrecëve,

as Ali Babës, alias, Puqo Kuqaloshit…

Thaçi, pas kthimit, nga Haga: “Kosova duhet t’i flasë botës me një zë!”

Liria u takon atyre, që digjen në diell

për një pikë dashuri, për dritë, për dije,

për Atdhe, për një copë çlirim,

për një grusht rreze paqe!

Liria u takon atyre, që japin një pikë gjak,

për  një pikë  liri, Liria u takon atyre,

që kanë pi më shumë dhembje, plagë, se sa

ujë, e, nga plumbat e copat e granatave,

keqtrajtimet mizore, bizare, të argatëve

gjakprishur shqipfolës,  nëpër hapsane bojatisur

me gjak e tru e mushkëri atdhetarësh,

patriotësh, për libra  e shkollën shqipe,

për flamur,  për drejtësi, bashkim,

kurse në qafë e fyt ngulej thika

e gjakësorit, robëruesit, e dhunuesit,

gjenocidarit, ciganit, shkjavit,

por, jo, bre, jo, s’gjunjëzohet  çlirimtari,

dhe me gisht, para hundëve,

egër, me guxim, ia bën me dije mizorit:

“Mos ta marrtë qafën magjupi, dhe të te vajtojnë shkinat!”

Liria, s’merret me qira

Në liri, s’banohet me qira

Liria s’jepet hua!

Liria s’merret hua

Liria, as e vogël, as e madhe:

O liri, o hiç liri! Gjaku e gatuan lirinë

Liria, asht  i paqes, Liria i ha njerëzit,

njerëzit (shpesh) e hanë lirinë!

Fidanin e Lirisë:

Po e mbolle në gurë – mbinë!

po e mbolle në male – mbinë!

Po e mbolle në zemër – mbinë!

po e mbolle në gjak – hedh kallirin

kalavesh me kokrra të kuqe,

dhe, po bani vaki, e s’e ushqeve me gjak,

mos kot i jep ujë!

Po s’e mbjell lirinë, në paqe, s’ka  aromë,

po s’e fitove me pushkë, liria vdes!

Në shtëpinë e lirisë, banojnë dëshmorët!

Lirinë, s’e shkruan lapsi

Lirinë s’e fshin goma

Lirinë time, kurrë s’ta fal ty!

Para t’i fali dritat e syve, sesa lirinë!

me ma dhanë: Qiellin, me yje e hanë,

lirinë e kemi si zot e për mi zot,

lirinë kemi babë dhe nanë!

Veterani i UÇK-së:

“Pshurrsha lirinë, hise e mohuesve të lirisë!”

Liria lindet nga secila pikë e gjakut

të çlirimtarit!

Lirinë e rritë, tambli gjinit të nanës!

Liria, Paqja, Atdheu, Mekë e Medinë:

Dielli nuk i thanë! Shiu nuk i lanë!

Liria s‘banon, në pallate,

Liria banon, në rruazat e kuqe

të Dëshmorëve, të Heronjve…!

Nasim Haradinaj, në Hagë:

“Më ipni edhe 100 vite burg, ne gjithmonë jemi dënuar për lirinë e fjalës, nuk ju njoh, kurrë s’do t’u njoh”

UÇK-ja: O korba të zinj:

Ju, zhvilloni procese politike të rreme,

 vetëm ndaj UÇK-së, shqiptarëve,  lirisë…

Ju shpresoni me zhbë: UÇK-n, lirinë,

Pavarësinë, shtetin e Kosovës,

të mashtruar me ëndrrën kote:

Të rikthehet Serbia në  “Kosovë-Metohi”.

NATO-ja, sipas ëndrrave tuaja , mortus

t’i kërkojë falje Serbisë, për bombardimet

humanitare…e çetnikëve serbë-rus,

t’u paguheshin dëmet e luftës,

Beogradi të mos shpallej gjenocidar!

Jam UÇK-ja,

 Ju mishin mund të ma hani!

Ju gjakun mund të ma pini!

Ju me quani “Ndërmarrje kriminale”,

Ju me quani vrasës, dhunues të nanave,

motrave, vajzave…

Phuuu, bre, pjellë e dalë nga honet

e llumit të katakombeve stërvitore….

O sorrëshkina  gjakprishur!

Ju mund të me dënoni 2001 vit burgim,

të festoni me dolli, mbushur gotat

me rrena,  me shpifje, mashtrime e skenarë

politikë, ngrehni dolli për thikën, gjenocidin,

për kasapin, për kriminelin serb-çetnik-rus,

i cili, nxori bebe gjallë nga barqet e nanave,

nuseve, motrave, preu e dogji  foshnje,

gjinj, sy, masakroi e hapi varre masive….

Isha… jam e do të jam, sa të ketë dritë dielli                   

Ju mund të fërgoni edhe lëkurën time,

(UÇK), por, ta dini grurë të kuq:

DO MBETËN GJALLË:

ASHTI DARDAN! DHEU, PUSHKA ÇLIRIMTARE, GJAKU I DËSHMORËVE…

DO MBETËN GJALLË: BESA, ZOTI, MALET! PUSHKA!

LAVDI, KRENARI, ME EMRIN: UÇK! LIRI! PAVARËSI! AMERIKË! NATO! KOSOVA, SHTET I LIRË! SHQIPËRI E BASHKUAR!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e vet që të…