UÇK-ja s’ka pasur arkiva, kjo është e ditur botërisht
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar sërish sa i përket arkivave të UÇK-së.
Pas takimit me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lideri i PDK-së ka theksuar se UÇK-ja nuk pasur arkiva dhe ky është fakt i ditur botërisht.
“Qëndrimi ynë sa i përket arkivave është publik. Unë edhe sot me z. Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne besojmë se fokusi duhet të jetë të çështjet e mëdha dhe nuk duhet që askush të tentojë me çështje më sporadike të ikë nga përgjegjësit që i kanë. UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër, në një formë apo tjetër thotë diçka të pavërtetë dhe shkakton konfuzione dhe që mund të jenë në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës”, ka thënë Krasniqi.