“UÇK na bashkon”, takohen sërish Sami Lushtaku e Fatmir Limaj
13 janar 2023
| 19:54
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka ftuar në shtëpinë tij disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së, si Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Ramë Buja, Adem Grabovci, Gani Koci, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura etj.
“UÇK NA BASHKON!”, ka shkruar në “Facebook” Kastrati.
Ai ka theksuar se mbi këtë bashkim Kosova i korri dy sukseset më të shënuara në histori: ÇLIRIMIN nga Serbia dhe PAVARËSINË.
“Mbi këtë bashkim të gjitha gjeneratat e reja në politikë e kanë më të lehtë për të krijuar platforma politike të cilat do prodhojnë perspektiva zhvillimore për ekonominë dhe mirëqenien sociale të këtij vendi”, ka shkruar Kastrati.