“UÇK” në veturën e një qytetari në veri
17 prill 2023
| 09:29
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit të PK-së, thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të panjohur i është dëmtuar vetura e tij dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”.
Sipas ankuesit, edhe një mbishkrim të njëjtë i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij.
Rasti është duke u hetuar.