UÇK PARA 25 VITEVE INFORMONTE PËR SHPERNGULJEN E SHQPTARËVE NGA LUGINA E PRESHEVËS

26 qershor 2024 | 12:45

Ismet Sylejmani

Disa ditë, afërsisht 15 ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, saktësisht më 26 Qershor 1999, Shërbimi për Informim i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për herë të parë, lëshoi INFORMATË zyrtare dhe përmes Radio Televisionit të Shqipërisë – TVSH-së, e cila u lexua personalisht nga unë Ismet Sylejmani, Shef për Informim i Zonës së Karadakut të UÇK-së, u informua opinoni kombëtar, por edhe ai ndërkombëtar, se nga dhuna dhe represioni, nga rrahjet, nga torturat dhe terrori i forcave ushtarake dhe policore serbe, nga ato në Serbi dhe nga ato të cilat po largoheshin nga Kosova, pas Marrveshjes së Kumanovës, filloi shpërngulja e shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore në Luginë të Preshevës!

Pothuaj e tërë Informata e datës 26 Qershor 1999, ose në masën më të madhe të saj, iu kushtua gjendjes në Kosovën Lindore, konkretisht në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë!
Në atë Informatë, që e mban datën 26 Qershor 1999, përmenden rrahjet shtazarake dhe shpërngulet masive nga fshatrat shqiptare të Luginës si: Suharrnë, Ramnabuqë, Qarr, Zarbincë, Muhoc e fshatra tjera!

UÇK, Zona Operative e Karadakut, para 25 viteve, më 26 Qershor 1999, e para në nivel vendi, në rrugë zyrtare informoi për shpërnguljen me dhunë e terror të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës!

Prishtinë, 26 Qershor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti amerikan, Daniel Servwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga…