UÇK SHKAK I BOMBARDIMIT TË SERBISË NGA NATO
Ismet Sylejmani
Më 24 Mars 1999, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatja më e madhe e popullit shqiptar, me bombarduesit e saj në kuadër të Aleancës së NATO-s, por edhe aleatë të tjerë të fuqishëm, si Anglia, Gjermania, Italia, Franca etj., bombarduan armikun tonë shekullor Serbinë pushtuese e kryeqytetin e saj Beogradin antishqiptar, dhe objektet e veçanta e nevralgjike të funksionimit të aparatit antishqiptar, por edhe të funksionimit normal të atij shteti famkeq e vrasës për shqiptarët!
U dogjën në flakë e u shkatërruan krejtësisht nga bombardimet e NATO-s, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Serbisë në Beograd!
U bombardua fabrika e municionit dhe armëve në Kragujevac!
U bombardua agjensia e lajmeve TANJUG në Beograd dhe shumë objekte vitale e të rëndësisë së veçantë!
U bë realitet ëndrra e stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve tanë, që në momente të përjetimeve të dhunës e të tmerrit serb, ofshanin ah, sikur të kishim mundësi ta bënim shkrumb e hi Beogradin!
Dhe u bë shkrumb e hi!
Beogradi dhe e gjithë Serbia, u trondit dhe u shkaterrua!
Kalemegdani, Avalla e Dedinja, simbolet e kryeqytetit antishqiptar, u lëkunden përgjithmonë nga tamahovkat dhe bombat e aviacionit të ndëshkimit botëror!
Dhe Epoka e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e bëri realitet një ëndërr të tillë, Serbia dhe Beogradi i Vaso Çubrilloviqit, Ivo Andriqit e Nikolla Pashiqit; Serbia dhe Beogradi i Drazha Mihajloviqit e Aleksandër Rankoviqit; Serbia dhe Beogradi i Milloseviqit e Sheshelit, e i shumë të tjerëve, u bënë shkrumb e hi, iu bombarduan urat e ngrohëtorja e Beogradit, iu bombarduan rrugët dhe nyjet nevralgjike, u kall në flakë e gjithë toka e Serbisë pushtuese, që në shekuj na dogji e na shkrumboi, neve shqiptarëve të Kosovës e të viseve të saja, na shpërnguli me forcë e kurr nuk na e hoqi gazepin!
SHBA dhe NATO janë e do të jenë të e dashur dhe të shtrenjtë për kombin shqiptar, pasi avionët dhe artileria e tyre moderne e kohës, ka bombarduar Serbinë pushtuese dhe Kryeqytetin e saj, ushtrinë dhe policinë kriminale e gjakpirëse serbe, që terrorizonte dhe vriste pamëshirshëm popullin shqiptar të Kosovës!
Gjatë luftës së UÇK-së, u bë realitet bombardimi i Serbisë pushtuese nga SHBA dhe NATO!
Lavdi UÇK-së!
Faleminderit SHBA!
Faleminderit NATO!
Prishtinë, 24 Mars 2024!