
‘UÇK’, shkolla në Prizren mahnit me pamjet e tri shkronjave të arta (video)
05 mars 2025
| 14:33
Nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren, që udhëhiqet nga drejtoresha Behare Kryeziu kanë shfaqur një pamje fantastike të tri shkronjave të arta të UÇK-së, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktiviteti ishte udhëhequr nga mësimdhënësit e arteve Gent Smani dhe Besnik Bobaj.
Kjo shfaqje ka shërbyer si një homazh i madh për krenarinë kombëtare, duke përçuar mesazhin e qëndresës dhe sakrificën e UÇK-së.