Publikohet një video e rrallë kur Kadri Veseli me bashkëluftëtarë kishin rënë në pritë

03 tetor 2024 | 23:38

Koleksionuesi i videove të luftës, Esat Shala ka publikuar në rrjetet sociale një video të rrallë të ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Më atë video Veseli me disa bashkëluftëtarë, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin rënë në një pritë në fshatin Lubishtë të Hasit.

Ai bashkë me ushtarët e UÇK-së kishin rënë në një pritë të Ushtrisë së Serbisë.

“9 nëntor 1998, Lubizhdë. Jemi të rrethuar nga forcat e armikut, jemi në tërheqje e sipër”, dëgjohet teksa thotë Kadri Veseli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Kosovë pritet mbajë mot kryesisht i vranësit dhe…