Udhëheqës dhe familjar falënderojnë 2 infermierët që shpëtuan Boris Johnson

14 prill 2020 | 11:01

Dy infermierë janë falënderuar nga Boris Johnson për punën gjatë kujdesit intensiv. Ata kanë marrë mesazhe urimi nga drejtuesit e tyre dhe janë përshëndetur nga familjarët.

Në një video-mesazh të dielën, Kryeministri Britanik përmendi disa punonjës të kujdesit shëndetësor që ishin kujdesur për të gjatë qëndrimit në një spital në Londër javën e kaluar.

Por ai veçoi dy infermierë, Jenny McGee nga Zelanda e Re dhe Luís Pitarma nga Portugalia, të cilët qëndruan pranë shtratit të tij “për 48 orë kur gjërat mund të kishin shkuar në një mënyrë tjetër”.

Vëllai i McGee Rob i tha “New Zealand Herald” se ajo “fluturoi” nga mesazhi i Johnson, por shtoi se “ajo thjesht e pa atë si një ditë tjetër dhe vazhdoi vetëm duke thënë se thjesht po bën punën e saj”.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern shtoi se i ka dërguar McGee-s një mesazh në Facebook për ta falënderuar për punën e saj, por nuk ka marrë ende një përgjigje.

“Nuk prisja që ajo të më kthente një përgjigje , sepse është e zënë duke punuar në vijën e parë dhe e imagjinoj të jetë shumë e përqendruar në punën e saj.”- u tha Ardern gazetarëve të hënën.

Shkolla e mesme e McGee, Verdon College në Invercargill, shprehu “admirimin e saj të sinqertë” për ish-nxënësen.

Në Portugali, ndërkohë, Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa tha se ai “tashmë ka falënderuar personalisht infermierin Luís Pitarma, ndërsa gjithashtu falënderoi angazhimin e të gjithë profesionistëve portugezë të shëndetit, të cilët, në Portugali dhe në mbarë botën, po ofrojnë ndihmë thelbësore në luftën kundër pandemisë.”

Johnson u pranua në Spitalin St Thomas ‘në Londër më 5 prill dhe u fut në kujdes intensiv ditën tjetër, pasi kishte testuar më parë pozitiv për Covid-19.

“NHS ka shpëtuar jetën time, pa dyshim,”- tha ai të dielën pasi doli .” Është e vështirë të gjesh fjalët për t’u shprehur”.

“Arsyeja, që trupi im filloi të merrte oksigjen të mjaftueshëm në fund ishte, sepse për çdo sekondë të natës, ata po vëzhgonin, po mendonin, po kujdeseshin dhe po bënin ndërhyrjet që më duheshin”,- tha Johnson.

“Kjo na bën të ndihemi jashtëzakonisht krenar padyshim,”- tha Caroline McGee, mamaja e Jenny-t. “Unë thjesht e gjykoj të jashtëzakonshme që ajo dhe çdo person mund ta bëjë këtë për 12 orë, pra të ulet dhe të shohë një pacient”.

Punëtorët në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Britani po luftojnë me shpërthimin brutal të koronavirusit të vendit, i cili deri më tani ka marrë të paktën 10,612 jetë. Të paktën 19 punëtorë të NHS kanë vdekur deri më tani dhe qeveria e Johnson është kritikuar nga shumë profesionistë për dështimin për t’i siguruar forcës së saj punëtore teste të mjaftueshme ose pajisje mbrojtëse personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 100 figura të ndryshme nga bota akademike…