Udhëheqësi i Bjellorusisë i kërkon Ukrainës ta pranojë ofertën ruse për bisedime
27 shkurt 2022
| 10:08
Lideri i Bjellorusisë i ka kërkuar Kievit të pranojë ofertën e Rusisë për bisedime, raporton news.sky.
Alexander Lukashenko i bëri thirrje Kievit të dielën që të ulet dhe të zhvillojë bisedime me Rusinë.
Rusia tha më herët se delegacioni i saj ishte gati të takohej me homologët ukrainas në qytetin bjellorus të Gomel.
Kievi refuzoi duke deklaruar se Bjellorusia ishte bashkëpunëtoret në pushtimin rus dhe nuk mund të konsiderohet ndërmjetës neutral.