UDHËHEQËSI I POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI DERDHË LOT PËR NËNËN HATA ZOGAJ

11 maj 2022 | 23:49

Ismet Sylejmani

Në varrimin e bashkëshortes së atdhetarit e patriotit të Divjakës legjendare, malsorit trim e sypatrembur  Nezir Zogaj, të nderuarës Hata Zogaj, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, mbajti nje fjalim lamtumirës emocionues dhe të paharruar!

Të nderuar vëllezer e motra,

Mbrëmë morra lajmin e trishtë, për vdekjen e një Nane!

Kjo ka qenë Nanë e dytë e jona!

Unë kam qëndruar këtu katër muaj!

Në thellësinë ma të madhe të ilegalitetit!

Në ngjarjet ma të mëdha!

Ku dyndeshte e tërë palca e kombit më 1989!

Kjo Nanë ka bërë bukë edhe për Adem e Hamzë Jasharin, edhe ata këtu janë strehuar!

Është strehuar Afrim Zhitia, Fadil Vata, Abdyl Krasniqi!

Janë mbajtë mbledhjet nga ma të nëndësishmet në shtëpinë e zogajve!

I tërë fisi i zogajvet kanë qenë të rreshtuar si fishekë në gjerdan, që kontribonin në levizjet e ilegalvet, ne kujdesin per ilegalet!

Te kjo Nanë kurr nuk pashë hidhërim,

kurrë nuk pashë dëshprim!

Shume shokeve ua rrefen nje nga momentet më të rendesishme qe kam perjetur.

Vijnë njësitë speciale këtu afër livadheve, në  mëngjes shihen gjurmet, sepse Xha Neza e kontrollonte  gjithë terenin, nga ketu Baincë e Tërpezë!

Dhe vjen dhe thotë na janë afruar shumë afër!

Me thënë të drejtën, u shqetësova jo për shokët, as për veten, por femijët ishin të vegjel!

Bledari ishte 5 ose 6 vjet, Selvija ishte në klasë të 4-tërt ose të 5-tën!

Dhe i them do e ndrrojmë bazën Xha Nezë!

Nëqoftëse tha don me më poshtruar mua dhe familjen, ik prej ktuhit!

Por kur kemi vendosë bashk me shoqen time, e kemi ditur qe na vriten femija dhe na digjet shpia!

Prandaj po luajtët nga këtu na poshtroni!

Këte ua thash edhe poshtë!

Fare shqetësim nuk kishim kur u arrestu Azemi, se  sa shqetësimi për afrimin e forcave të njësive  speciale, sepse e dinimin se Azemi nuk flet!

Kështuqë nga ai moment Xha Neza, Hysenin e uli afer nesh dhe tha, deri sot ka qenë djali im, nga sot është i juaji!

Ja jepni një armë!

Është armatos Hyseni dhe kurrë  s’ na është ndarë!

Gjitha levizjet që i kemi bërë Hyseni, ka qenë bashkë me ne!

Nana Hatë, naj ba hallall!

Se vërtetë na ke mbajtë si fëmijtë e tu!

Lavdi!

Të rralla janë fjalimet lamtumirëse në të cilat, Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit, ilegali sypatrmbur, luftëtari e çlirimtari i tokave të pushruara të truallit të të parëve tanë, shihet duke u shkrehur në vaj!

Qau Ali Ahmeti për Nanë Haten, gruan që i qëndroi besnike bashkêshortit të sajë, në misionin e shenjtë në shërbim të çështjea së madhe të Atdheut!

Prishtinë 11 Maj 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë, duke e…