Udhëheqësi i ri i Katalonisë i vendosur për pavarësi
Quim Torra është betuar si i ri udhëheqës i Katalonisë, me kërkesat e tij për një Kataloni të pavarur.
Torra zyrtarisht ka marrë detyrën në një ceremoni në kryeqytetin katalan, Barcelonë, ku ai është zgjedhur nga ligjvënësit separatistë të Parlamentit katalanas.
Në shenjë të tensionit të zjarrtë, Qeveria e Spanjës në Madrid, e cila zakonisht dërgon një përfaqësues në ceremoninë e qeverisë rajonale, nuk ka pranuar të merrte pjesë në betim.
Ceremonia e së enjtes ishte me sinjale të theksuara që duket se kishin për qëllim autoritetet qendrore spanjolle. Torra kishte vetëm flamurin e kuq dhe të verdhë prapa tij gjatë ceremonisë, ndërsa, flamuri spanjoll mungonte.
Gjithashtu, në betimin e tij, Torra ka premtuar se do të jetë besnik ndaj popullit të Katalonisë, duke mos bërë me dije respektin e tij ndaj Kushtetutës së Spanjës dhe as ndaj mbretit spanjoll.