Udhëheqësi sirian: Do t’i mbaj,ë përgjegjës ata që qëndrojnë prapa gjakderdhjes në Siri

10 mars 2025 | 13:56

Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Shara është zotuar se do të mbajë përgjegjës këdo që është i përfshirë në dëmet kundër civilëve pas ditëve të përleshjeve ku forcat siriane të sigurisë dyshohet se vranë qindra civilë nga pakica fetare alavite.

Një monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se 830 civilë janë vrarë në “masakrat” që synonin alavitët në bregun perëndimor të premten dhe të shtunën, raporton “BBC”.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar sirian dhe të postuar në mediat sociale, Sharaa, lëvizja rebele e të cilit e ka rrëzuar Bashar al-Assad në dhjetor, ka premtuar gjithashtu se do të ndiqte besnikët e Assadit.

“Sot, teksa jemi në këtë moment kritik, ne e gjejmë veten përballë një rreziku të ri – përpjekjet e mbetjeve të regjimit të mëparshëm dhe mbështetësve të tyre të huaj për të nxitur grindje të reja dhe për ta çuar vendin tonë në një luftë civile, duke synuar ta ndajnë atë dhe të shkatërrojnë unitetin dhe stabilitetin”.

“Ne zotohemi se do të mbajmë përgjegjësi, me vendosmëri dhe pa mëshirë, këdo që është i përfshirë në gjakderdhjen e civilëve, që ka tejkaluar kompetencat e shtetit ose shfrytëzon autoritetin për të arritur qëllimet e tij”.

“Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe kushdo, duart e të cilit janë njollosur me gjakun e sirianëve, do të përballet me drejtësinë herët apo vonë”, ka thënë Sharaa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, mahniti ndjekësit me një…