Udhëheqësit botërorë nën presion për të shmangur katastrofën klimatike
Udhëheqësit globalë që po marrin pjesë në samitin G20 në Romë janë vendosur përballë diskutimeve të tensionuara mbi mënyrën se si do zgjidhet çështja e ndryshimeve klilmatike.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, mikpritës i konferencës, ka paralajmëruar se bota është në “një hap para katastrofës natyrore”.
Ekonomitë e mëdha duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Brazilin përballen me presion për të ashpërsuar angazhimet e tyre për çështje si qymyri dhe shpyllëzimi, shkruan BBC.
Qëllimi është të mbajmë ngrohjen e kufizuar në 1.5C, ose në rastin më të keq 2C, deri në vitin 2100, por ne jemi në rrugën e duhur për 2.7C, që OKB thotë se do të rezultonte në “katastrofë klimatike”.
Më vonë, rreth orës 13:45 , liderët botërorë do të bëjnë deklarata se çfarë saktësisht po bëjnë vendet e tyre
Vendet më pak të zhvilluara po u bëjnë thirrje vendeve më të pasura për t’u dhënë atyre fondet e premtuara për t’u marrë me ndikimet shkatërruese.