Udhëheqësit e BE-së takohen më 17 tetor për Brexit
03 tetor 2018
| 20:48
Liderët e BE-së do të takohen në Bruksel më 17 tetor për të diskutuar një marrëveshje të mundshme mbi Brexit me Britaninë e Madhe, njoftoi sot Këshilli Evropian.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, planifikoi darkë për 27 krerë shtetesh dhe qeverish të BE për 17 tetor, një ditë para takimit të rregullt, ku do të marrin pjesë kryeministrja britanike Theresa May.