Udhëheqësit e degës së PDK-së në Zvicër vizitojnë çlirimtarët në Hagë
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, dega në Zvicër, Shaip Kadriaj, së bashku me kryetarin e degës, Ragip Xhaka, anëtarin e kryesisë Xhavit Bajraktarin dhe veteranin e UÇK-së, Bashkim Shala, kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë.
Kështu ka bërë të dituar Shaip Kadriaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kadriaj ka shkruar se nga vizita dolëm me zemër të thyer, por me besim të plotë që ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga kjo njollë e padrejtë
Postimi i plotë i Kadriajt:
Sot së bashku me kryetarin e PDK-së në Zvicër z.Ragip Xhaka, anëtarin e kryesisë z.Xhavit Bajraktari dhe Bashkim Shala veteran i UÇK’së, zhvilluam një takim tejet emocionues me ish-presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinaj, në Hagë.
Nga aty dolëm me zemër të thyer, por me besim të plotë që ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga kjo njollë e padrejtë.
Thaçi, Veseli, Haradinaj, Krasniqi, Selimi por edhe të tjerët ishin me shëndet të mirë dhe ishin të bindur se fundi do të jetë i bukur me shpalljen e pafajësisë së tyre.
Qëndrimi i tyre ishte burrërorë dhe i pa lëkundër. Për të gjithë miqtë e mi, ata dërguan përshëndetjet më të ngrohta dhe dhanë mesazhin që të jemi sa më të fortë përball sfidave. Mirëupafshim së shpejti në liri, lider të luftës dhe paqes!