Udhëheqësit e shtetit takohen, koordinohen për politikën e jashtme
07 shkurt 2022
| 20:39
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla janë takuar në Presidencë.
Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se kanë diskutuar për politikën e jashtme.
“Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, ka shkruar presidentja Osmani.