Udhëheqësit e Ulqinit sigurojnë kosovarët: Jemi gati për sezonin turistik, 35% e banorëve janë vaksinuar
Kryetari i Ulqinit, Aleksandër Daboviq, bashkë me vartësit e tij ka mbajtur konferencë për medie në Prishtinë.
Daboviq ka siguruar kosovarët se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshëm për hapjen e sezonit të ri turistik. Madje ai ka thënë se edhe sa i përket menaxhimit të pandemisë kanë ndërmarrë të gjitha masat.“Në komunën e Ulqinit tregu i Kosovës dhe njerëzit e turistët e Kosovës kanë një rëndësi të madhe. Ka ditë që jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e sezonit duke cekur këtu që shumë turistë kanë vizituar bregdetin tonë”, tha ai.
Kurse, nënkryetari i Ulqinit, Astrit Hoxha, ka deklaruar se 35% e banorëve të Ulqinit tashmë janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid. “35% e banorëve në Ulqin janë të vaksinuar dhe kjo tregon që menaxhimi me pandeminë është në nivel duke falënderuar këtu edhe turistët kosovar për vizitën në shtetin dhe bregdetin e tyre”, u shpreh Hoxha.
Ndërkaq, drejtori i Turizmit në Ulqin, Gzim Hajdinaga falënderoi kosovarët që janë pushues të rregullt të këtij bregdeti.“Ekuacioni i përbashkët i ulqinakëve është për të falënderuar të gjithë kosovarët për vizitën tuaj atje”, tha Hajdinaga.