Udhëheqja e dialogut nga presidenti, lehtësim për procesin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se pozita dhe opozita duhet të ndihen të çliruar për faktin që presidenti Hashim Thaçi do ta udhëheqë fazën finale të dialogut me Serbinë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se përfshirja e presidentit në këtë fazë të dialogut do të jetë lehtësim për këtë proces.
Sipas tij, përfshirja e institucioneve të vendit në këtë proces të dialogut është më e rëndësishme se emrat.
Deputeti i PDK-së ka deklaruar se ata që kundërshtojnë që presidenti i vendit të jetë në krye të këtij procesi e bëjnë për çështje personale.
Pajaziti është shprehur i sigurt se në Kuvend do të mbizotërojnë zërat që kanë në plan të parë interesin e shtetit tonë në këtë proces të dialogut.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)