Udhëheqja e KRU “Prishtina” takohen me kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi
Gjatë ditës së sotme, në ambientet e komunës së Podujevës u mbajt një takim tre palësh.
Në këtë takim të një rëndësie tejet të veçantë morën pjesë: kryeshefi ekzekutiv z. Arsim Fetahu me stafin e tij, kryetari i komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi, pjesëtarë të KFOR-it Amerikan dhe Hungarez të kryesuar nga Major John Spears/ Komanda Rajonale e Lindjes, gjeodet i licencuar dhe shef i njësisë inxhinierike.
Në takim fillimisht u diskutua për digën e liqenit të Batllavës, mirëmbajtja dhe siguria e digës si domosdoshmëri, inspektimi, monitorimi, struktura dhe bazamenti i digës , risku sizmik dhe investimet në strukturën e saj.
U potencua nga të gjitha palët e interesit që nuk ka rrezikshmëri përveç inspektimit të vazhdueshëm vizuel.
Tema tjetër e diskutimit ishte furnizimi me ujë të pijshëm për Podujevën dhe fshatrat, projektet specifike zhvillimore, domosdoshmëria për shtimin e kapaciteteve të reja ujore dhe progresi i punëve në fshatin Orllan.
Të gjitha palët u shprehën për bashkëpunim të mirëfilltë në realizimin e të gjitha projekteve investive, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm për konsumatorët e komunës së Podujevës.