
Udhëheqja e OVLUÇK-së bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti
18 prill 2019
| 13:21
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te shtatorja e heroit të Kosovës Zahir Pajaziti.
Nënkryetari i OVLUÇK-së, Migjen Shala, ka postuar në llogarinë e vet në disa fotografi duke nderuar dëshmorët e lirisë.
“Organizata dhe Shoqata të dala nga Lufta Çlirimtare sot nderuan pran varrezave të dëshmorëve dhe shtatores së heroit Zahir Pajazit me rastin e ditës së Dëshmorëve të Prishtinës”, ka shkruar Migjen Shala.
/Epoka e re/