Udhëheqja e PDK-së pret në takim ambasadoren e Izraelit

08 gusht 2022 | 14:10

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Ata kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ku ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar shtetin tonë në sektorë të ndryshëm.

“PDK-ja si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë me…