Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në
Zëdhënësi i Bundestagut gjerman, Steffen Hebestreit, e ka uruar Kosovën, Serbinë dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike, që është arritur sot në Bruksel nga takimi i kryenegociatorëve.
“Kancerlari gjerman Olaf Scholz, gjatë udhëtimit të tij fundit në rajon: Gjermania i mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejtë normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë!”, ka shkruar Hestreit në Twitter.
Congratulations to chief negotiators of Serbia and Kosovo and EUSR Lajčák! As @Bundeskanzler Scholz underlined during his recent trip to the region: Germany fully supports the next steps towards comprehensive normalization of relations between Kosovo and Serbia! https://t.co/86XRqQYeTs
— Steffen Hebestreit (@RegSprecher) June 21, 2022