Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi, nisen për në Slloveni

12 janar 2022 | 07:57

Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00.

Sot në orët e mëngjesit kompania “Zhitia Tourist” njoftoi se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Kjo kompani njoftoi se nëntë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook ka thënë se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes.

“Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Artan Qerkini ka folur për vizitën e ish-kryeparlamentarit Kadri…