UDHËTIMET E LIBRAVE

28 prill 2022 | 16:21

Muhamedin Kullashi, akademik

Nga udhëtimet e librave të mia në gjuhë të huaja, si autor apo si bashkautor, nëpër bibliotekat dhe libraritë e disa vendeve perëndimore (Francë, Itali, Belgjikë, Gjermani, Kanada SHBA…etj) së fundit zbulova se katër prej tyre (“Foucault et Lefort: regards croisés sur la modernité”, 2020; “Humanisme et haine”, 1995; “Effacer l’autre, 2008”; “Une Europe du sud-est en reconstruction”, 2002) ishin në “Librairie Nouvelle d’ Orléans” e cila konsiderohet si njëra nga më të moçmet në Evropë ; kjo librari u themelua më 1545 në qytetin Orléans, në kohën e mbretit François i I.

Është një fragment i bukur i Nietzsche-s(Niçe) në librin e tij “Njerëzore, tepër njerëzore, I “për udhëtimin dhe pavarësimin e librit:

“Për çdo autor është si një befasi gjithherë e re që libri i tij, porsa të jetë ndarë prej tij, vazhdon të jetojë vetë me jetën e vet të veçantë; ai ka përshtypjen të cilën do ta kishte edhe një insekt, një pjesë e të cilit është shkëputur për të shkuar tani e tutje rrugës së vet.

Ai ndoshta do ta harrojë tërësisht atë, ndoshta do të ngritët përmbi koncepcionet që i ka zhvilluar aty, ndoshta ai nuk do ta kuptojë më atë dhe ndoshta do t’i humbas krahët e vet me të cilat kishte fluturuar duke e konceptuar këtë libër: megjithatë libri do të kërkojë lexues, do të përndezë ekzistencën e tyre, do të japë lumturi, frikë, do të nxisë shkrimin e veprave të reja te të tjerët, do të bëhet shpirt i parimeve dhe aksioneve – shkurt: ai jeton, e megjithëkëtë ai nuk është njeri.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Milwaukee Bucks avancon në gjysmëfinalet e “play-off”-it…