Udhëtimi i shqiptarëve drejt Britanisë pas daljes nga BE-ja, reagon Aviacioni Civil

01 shkurt 2020 | 10:29

Aviacion Civil Shqiptar ka njoftuar të gjithë shqiptarët që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar se dalja e saj nga Bashkimi Evropian nuk do të ndryshojë asgjë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

“Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian.

Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve”, njofton Aviacioni Civil./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në Evropë, Airbus, pritet…