Udhëtoni dhe eksploroni vendet më cool këtë verë; Kapni momentet më të bukura falë Galaxy S24 Ultra
Kujtimet më të bukura të kësaj vere do të jenë buzë detit, në mal; mes miqve, familjes e njerëzve të dashur. Po sikur këto kujtime ti ruani si gjënë më të çmuar, në fotografi me ngjyra të gjalla, në zemër të aksionit dhe jo vetëm në memorien tuaj? Sigurohuni që çdo çast të jetë i përjetshëm duke shkrepur fotot dhe videot më të bukura me telefonin më spektakolar të serisë Samsung Galaxy S24. Samsung Galaxy S24 Ultra është një central elektrik i smartfonëve dhe aftësitë e tij të kamerës është pak të thuash të jashtëzakonshme. Kujtimet tuaja nuk do jenë më kurrë kaq të gjalla, ‘feed-i” juaj i rrjeteve sociale do të jetë cool dhe ju u do të shihni ndryshimin në përmbajtjen tuaj. Veçoritë e fuqizuara nga AI dhe aftësitë e modalitetit Pro, do ju japin të gjithë fuqinë e një aparati fotografik që kushton mijëra dollarë. Më poshtë do të lexoni disa truke të nevojshme, dhe këshilla që do t’ju udhëheqin përgjatë procesit të hulumtimit dhe shfrytëzimit të potencialit të plotë të kamerave të Galaxy S24 Ultra.
Këshilla profesionale për shkrepje mahnitëse me Galaxy S24 Ultra
Samsung Galaxy S24 Ultra ka katër kamera në anën e pasme dhe një kamerë selfie në pjesën e përparme, por teknologjia e integruar AI, opsionet e zmadhimit etj, ju japin një spektër më të gjërë veprimi, duke bërë punën e shumë kamerave të tjera.
ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese të çdo përdoruesi. Galaxy S24 Ultra vjen me lentet e reja të zmadhimit optik për të mundësuar rendiment me cilësi optike në nivelet e zmadhimit nga 2 herë, 3 herë, 5 herë deri në 10 herë falë Sensorit Adaptive Pixel. Imazhet tregojnë gjithashtu rezultate të qarta kristal deri në 100 herë me zmadhimin digjital të përmirësuar.
Lëreni AI të bëjë magjinë e saj – Optimizuesi i skenës njeh peizazhin rreth subjektit që ju do të fotografoni dhe rregullon cilësimet për rezultate optimale.
Mos lejoni që kushtet e dritës së ulët t’ju pengojnë artin tuaj. Aktivizo modalitetin “nightography” për të kapur foto të ndritshme dhe të qarta në ndriçim sfidues. Me aftësitë e përmirësuara të Nightography, fotografitë dhe videot e shkrepura në Galaxy S24 Space Zoom janë të shkëlqyera edhe kur zmadhohen. Kamera Ultra ëide e Galaxy S24 Ultra vjen me një madhësi më të madhe pikselësh, që është 60% më e madhe se modeli i mëparshëm. E nëse jeni në lëvizje, nuk ka asnjë problem, pasi Galaxy S24 analizon informacionin për të dalluar lëvizjen e filmuesit dhe atë të subjektit duke minimizuar çdo “zhurmë” të mundshme, për video të qarta edhe nëse jeni në errësirë, madje edhe nga larg.
Modifikime si një mjeshtër: Pasi të keni shkrepur kryeveprën tuaj, përfitoni nga mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AI për të përmirësuar fotot tuaja. Edit Suggestion përdor Galaxy AI për të sugjeruar ndryshime të përkryera të përshtatshme për secilën fotografi. Për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit mund të plotësojë pjesë të një sfondi imazhi me inteligjencen artificiale krijuese. Kur një fotografi është e shtrembër, AI do të plotësojë kufijtë. Kur duhet të lëvizim pak për të kapur objektin në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojë pozicionin e subjektit dhe të krijojë një sfond të përzier në mënyrë perfekte në vendin origjinal të tij.
Të armatosur me këto njohuri, e me shumë të tjera që do i zbuloni kur të keni në dorë këtë smartphone, ju jeni gati të zhbllokoni potencialin e plotë të kamerës Samsung Galaxy S24 Ultra. Nga zotërimi i bazave deri te eksperimentimi me modalitetet e përparuara, lëreni krijimtarinë tuaj të shpërthejë përmes çdo fotoje dhe videoje që kapni. Galaxy S24 Ultra nuk është thjesht një telefon – është një mjet i fuqishëm për të shprehur këndvështrimin tuaj unik përmes lentës.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.