Udhëtuan me biçikleta mbi 1800 km nga Kosova në Hagë vetëm për t‘i takuar heronjtë e Kosovës
Zyrtarja e ambasadës së Kosovës në Hagë, Yllka Geci, sot ka pritur Blerim Pejën dhe Ibrahim Shabin.
Ata kanë udhëtuar me biçikleta mbi 1800 km në 20 ditë rrugëtim nga Kosova në Hagë vetëm për t‘i takuar heronjtë e Kosovës dhe për t‘i motivuar ata.
“Përkrahja dhe mirënjohja e popullit të lirë të Kosovës është argumenti dhe mbrojtja më e mirë për secilin që po mbahet në Hagë dhe përtej kësaj është ndërgjegje historike e kombëtare”, ka shkruar Geci nē llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Yllka Gecit:
Blerim Peja dhe Ibrahim Shabi
Të kaluara më biçikleta mbi 1800 km në 20 ditë rrugëtim nga Kosova në Hagë vetëm për t‘i takuar heronjtë e Kosovës dhe për t‘i motivuar ata.
Përkrahja dhe mirënjohja e popullit të lirë të Kosovës është argumenti dhe mbrojtja më e mirë për secilin që po mbahet në Hagë dhe përtej kësaj është ndërgjegje historike e kombëtare.