Udhëzimi i ri administrativ për trajtim mjekësor jashtë vendit, në fazën e finale
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në tyrezën e organizuar për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia theksoi rëndësinë e transparencës si dhe domosdoshmërinë e digjitalizimit që do të ndihmojë në sqarimin e arsyeve pse kërkohen shërbimet jashtë vendit.
Ai theksoi se në bazë të raporteve, do të identifikohen mangësitë dhe arsyeshmëritë për investime në sektorin publik në të ardhmen.
Aktualisht grupi punues për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim jashtë vendit është në fazën finale të punës.
Me plotësim-ndryshimin e këtij udhëzimi adminsitrativ, përveç që zgjerohet gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, evitohen zbrazëtirat që pumundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë dhe sigurojnë një proces të rregullt dhe transparent.