Udhëzuesit për vlerësim të nxënësve i shpërndajmë nesër

03 prill 2020 | 09:49

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka deklaruar se udhëzuesi për vlerësim të nxënësve nesër do të arrijë në drejtoritë e arsimit nëpër komuna. Rexhaj tha se gjatë kësaj kohe kanë mësuar se mësimi online u përshtatet më shumë fëmijëve. “Edhe prindërit edhe mësimdhënësit duhet të bashkëpunojnë  dhe ta ndihmojnë njërin-tjetrin. Duhet punuar në bashkëpunim sepse është situatë e re për fëmijët. Duhet ta ruajmë njëri-tjetrin. Jemi duke përcjell me vëmendje situatën”, tha ai në Rtv Dukagjini. Ai shtori se sa i përket testit të maturës janë në një situatë ku duhet të shikohet dhe analizohet se çka do të bëjnë vendet e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë seancës së sotme informuese të Task Forcës së Shtëpisë…