Udinese refuzon të zbres në fushë
03 maj 2020
| 23:34
Klubi i Udinese nuk pranon të nisë stërivitjet në fushë.
Në një komunikatë për shtyp të klubit të Serisë A theksohet se qendra sportive “Dino Bruseski” si dhe stadiumi do të qëndrojnë të mbyllura ende për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga koronavirusi.
“Klubi i Udineses njofton se bazuar në protokollet shëndetësore të krijuara nga organet kompetente, të gjitha aktivitetet pezullohen në qendrën sportive ‘Dino Bruseski” deri në një njoftim të dytë”, shkruhet në komunikatën e “Zebrave të vogla”.
Kujtojmë që kryeministri italian Xhuzepe Konte ka lejuar nisjen e stërvitjeve indivuale në stadiume për të gjitha skuadrat duke nisur nga dita e nesërme. , ndërsa stërvitjet në grup do të fillojnë në datën 18 maj.